Artur Dojaka: Çeshtja çame, çeshtje kombetare

Kreu i Aleancës Popullore ka shpalosur programin e kësaj force politike dhe është shprehur i bindur në fitoren e saj. Kryetari Artur Dojaka tha se për vite me radhë, disa rrugëhumbur e kanë përdorur për interesa personale çështjen çame, por tashmë komuniteti çam i ka marrë në dorë fatet e veta. “Nuk mund ta fsheh entuziazmin që ndjej tek dëgjoj mijëra zërat tuaj. Duke qenë se jam në rolin e kryetarit të partisë më duhet të shpalos disa pika të programit tonë. AP është tashmë ajo parti politike, e cila në themel të saj ka mbrojtjen dhe promovimin e çështjes kombëtare. Ne i morëm vetë në dorë fatet tona. Të ndërgjegjshëm për instrumentet politike kombëtare dhe ndërkombëtare që kemi në dispozicion, jemi këtu jo si demagogë të radhës, por si forcë e aksionit politik. Në koordinim të plotë me faktorin politik kombëtar dhe ndërkombëtar, ndihemi sot më të mbështetur se kurrë më parë. Zëri ynë është i fuqishëm. Kanë kaluar 21 vite betejash politike. Nuk mund të them se arritjet kanë qenë të paktë, por ne jemi të bindur se ndryshimet i sjell politika që duhet të përfaqësohet nga njerëzit e thjeshtë jo nga militantët politikë. Ne vijmë sot si pjesë e rëndësishme e koalicionit të madh të fitores. Jemi pjesë e tij, me qëllim mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të çdo shqiptari, sepse duam një Shqipëri më të mirë, për çamët, labët, myzeqarët, dibranët e shqiptarët anembanë botës. Çështjet kombëtare nuk mund të jenë më paterica ku gjejnë mbështetjen politikanët aksidentalë. Udhëtimit të tyre pa krye tashmë i erdhi fundi. Ne kemi vënë zemrën tonë në shërbim të një kauze që është amaneti i të parëve tanë. Për herë të parë çështja çame do të bëhet çështje e shteti shqiptar. Jam i bindur se ata që ishin këtu do ju përfaqësojnë denjësisht në Parlamentin e ri shqiptar”, tha Dojaka.

Aleanca Popullore hap fushaten elektorale VIDEO

Na shkruaj

Artur Dojaka

Kryetar i Partise Aleanca Popullore

Kryetari i Partise Aleanca Popullore mirepret cdo mendim, keshille dhe ide per te bashkepunuar per te miren e komunitetit tone cam...

Armelina Lila

Sekretare e Pergjithshme

Sekretarja e Pergjithshme mirepret cdo mendim, keshille dhe ide per te bashkepunuar per te miren e komunitetit tone cam...

Aktivitete te tjera

Foto Galeri

FOTO

Aleanca Popullore

FOTO

Aleanca Popullore

FOTO

Aleanca Popullore

FOTO

Aleanca Popullore